Kandidatët Tanë


Rigerta Loku është një zë i fuqishëm gruaje që nuk u tundua të ishte pjesë e listave të kryetarëve të partive të vjetra politike në vendin tonë. Zgjodhi që së bashku me Nismën #Thurje të marrin përsipër një mision, misionin për t'u kthyer përfaqësimin votuesve në Parlament.
Rigerta është fermere dhe e njeh mjaft mirë zhvillimin rural. Një nga sektorët më të rendësishëm të vendit që buxhetit të shtetit i jep 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe merr nga shteti as 1.5% financim. Sot fermerët e Lezhës, Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, janë të zhgënjyer nga politikat diskriminuese dhe përjashtuese që shteti ka bërë ndaj tyre.
Bujqësia dhe Blegtoria shihet si një lopë që milet 5 herë në ditë dhe ushqehet një herë në javë. Fermeri është i pambështetur për investime dhe financime direkte. Fondet e IPARD, BE-së, etj,, kalojnë në duart e 10 sipërmrrësve te agroturizmit dhe fermeri mbetet thatë.
Ka ardhur koha që rreth 500 mijë fermerët e Shqipërisë, të cilët përbëjnë dhe një pjesë të ekonomisë së vendit, të votojnë e të mbështesin alternativën e re. Nisma #Thurje do të dërgojë në Parlament projektligje që favorizojnë dhe mbështesin fermerët. Deri më sot regjisorët dhe skenaristët e pushtetit 30 vjecar nuk e kanë bërë, dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë.