Kandidatët Tanë


Unë jam Rinaldo Malko, lindur e rritur në qytetin e Vlorës. Fëmijërija ime nuk ka ndryshim nga e jotja. Jam hasur me po të njëjtat pengesa dhe kam vuajtur po të njëjtat pedrejtësi ashtu si ti. Jam arsimuar në një sistem të pastrukturuar mirë dhe nuk ia kamë parë dobinë rezultateve të mija të larta universitare. Ashtu si shumë të rinj, ( numër i cili sa vjen dhe rritet) i detyruar nga pabarazia, mungesa e mundësive dhe papunësia, kam parë si zgjidhje braktisjen e vendit tim. Dikur njerëzit emigronin duke mos patur asgjë për të humbur në këtë vend të zaptuar nga të pangopur. Emigronin për të siguruar të ardhura mbijetese. Sot Shqipërisë po i largohen njerëz të kualifikuar, të cilët nuk shohin shpresë. E di që jeni lodhur nga premtime të panumërta, klishe dhe të ngjashme në thelb. Ashtu si unë, jeni të zhgënjyer. Por le të kërkojmë dritën në fund të tynelit. Nisma #Thurje është shansi YNë. Të bëhemi bashkë për të ndryshuar skenën funksonale të vendit tonë. Ta kthejmë atë nga demokraci përfaqësuese në demokraci pjesëmarrëse. Së bashku, të krijojmë të ardhmen e sigurt të gjeneratës së re.